Nga: Sevdail Hyseni
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, në Preshevë e drejtuar nga profesor Xhemaledin Salihu, i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura, për fillimin e mbarë të konferencën shkencore me temë: “Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore e Luginës së Preshevës dhe viseve shqiptare”.
Kjo Konferencë siç bënë të dikur Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, do të filloj në javën e dytë të korrikut, të këtij viti, e cila është paraparë të mbahet të premten dhe të shtunën e 6-7 korrikut, në sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës.
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, gjithashtu, bën të ditur se tashmë janë konfirmuar pjesëmarrja e konferencierëve, janë caktuar seancat programore, temat që do të lexohen dhe pjesëmarrësit nga vise të ndryshme të hapësirave kombëtare: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Lugina e Preshevës.
Vlen të ceket se kjo është konferenca e dhjetë me radhë e cila do të organizohet nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, e cila e ka kthyer në traditë organizimin dhe mbajtjen e konferencave dhe karakter shkencor.

![LAJM I FUNDIT: Djali i Presidentit Turk Recep Tayyip Erdogan, Ka Organizuar Një Protestë Masive! [Video]](https://www.lugina24.com/wp-content/uploads/2024/12/fb-post-3-238x178.png)
![LAJME TË FUNDIT: Sulm Në Magdeburg, Gjermani! [VIDEO]](https://www.lugina24.com/wp-content/uploads/2024/12/foto-Facebook-Post-238x178.png)

