Ballina FOTO A po kerkon Ronaldo rroge me te madhe?

A po kerkon Ronaldo rroge me te madhe?

837
0
SHPËRNDAJE

Ronaldo pas ndeshjes së shkëlqyeshme dhe dy golave në Dortmund ka thënë se vazhdimi i kontratës është çështje Florentino Perezit.

Mediet menjëherë këtë e kanë transmetuar si kërkesë për më shumë të holla. Portugezi po kërkon të barazohet me të ardhurat e Leo Messit.

“Për këtë duhet të bisedoni me Perezin, ideja është e mirë” ka thënë Ronaldo kur e pyetën se do të qëndroj deri në fund të karierës së tij tek Real Madridi.

Ai ka marrëveshje me Realin deri në vitin 2021 kur edhe i mbush 36 vjet.

Siç shkruajnë mediet spanjolle, në këtë moment tek klubi nuk po mendojnë që t’ia rrisin rrogën, prioriteti është që ti vazhdohet kontrata Sergio Ramosit dhe ti rritet pak rroga lojtarëve të rinj.

Edhe vet Ronaldo nuk do të insistoj për këtë, por pritet të shihet se çfarë do të ndodh deri në verën e ardhshme, duke marrë parasysh se rrogat e lojtarëve kanë shkuar në qiell.

Nëse shikohet sipas shifrave, ai e meriton një kontratë më të mirë tek klubi madrilen, edhe pse paguhet 23 milionë euro për sezonë./presheva.com/