Ballina LAJME E FUNDIT Ja sa do te jene denimet nese tejkaloni shpejtesine ne vende te...

Ja sa do te jene denimet nese tejkaloni shpejtesine ne vende te banuara

844
0
SHPËRNDAJE

Siç shkruajnë mediat serbe, vozitësit që vozisin ndërmjet 70 deri 80 km/h në vende të banuara nuk dotë marrin asnjë pikë negative, nuk do të mbesin pa patent shofer, por do të duhet të paguajnë denimin 10.000 dinarë ose 5000 dinarë nëse e paguajnë në afat prej 8 ditësh.

Kjo do të thotë se praktikisht mund të vozitet deri 30 km/h më shumë se sa e lejuar, duke patur parasysh se shpejtësia e lejuar në vende të banuara është 50 km/h.

Ky ndryshim në ligjin e ri për siguri në komunikacon do të jetë njëra ndër temat më diskutabile në kuvend që duhet të miratohet deri në fund të këtij viti.

Sipas ligjit të deri tanishëm që është në fuqi, nëse keni shpejtësi më të madhe prej 21 deri 50 km/h është denimi prej 6000 deri 20000 dinarë, 4 pikë dhe ndalesë në patent shofer më së paku 1 muaj.