Ballina AKTUALE Kumanovë: Boban Iliqi dënohet me 6 vjet burg, babai i Almirit me...

Kumanovë: Boban Iliqi dënohet me 6 vjet burg, babai i Almirit me 6 muaj

522
0
SHPËRNDAJE

Gjykata Themelore e Kumanovës, ka shqiptuar dënimin për rastin e Almirit të vogël. I akuzuari Boban Iliq është dënuar me 6 vjet burg, ndërsa babai i Amirit, Sedat Aliu është dënuar me gjashtë muaj burg, raporton Zhurnal.

Gjykatësja Maja Denkovska gjatë shqiptimit të dënimeve ka thënë se janë marrë parasyshë të gjitha provat dhe rrethanat gjatë shqiptimit të dënimit, dhe ka shtuar se dënimi për Boban Iliqin është adekuat. Ndërsa, për Sami Demirin dhe Abdulla Aliun, gjykatësja gjatë shqiptimit të dënimeve tha se ato kanë përdorur dhunë pa arsye, pasi që nuk kanë qenë të provokuar dhe janë dënuar me nga nëntë muaj burg.

Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq  pas shqiptimit të dënimit tha se kjo dëshmon edhe njëherë se ky rast është i montuar dhe se dënimi i shqiptuar për vrasësin e Almirit të vogël, Boban Iliqin nuk është në pajtueshmëri me dënimet që parashe Ligji për procedurë Penale dhe Kodi Penal.

“Ky është edhe një rast nga shumë raste të montuara, i cili me vendimin e sotëm të shqiptuar nga Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës Themelorte të Kumanovës, mund të thuhet se është edhe një rast i montuar. Pasi që më të vërtet është e turpëshme për një dënim prej 6 vjetësh për një vepër kaq serioze. Edhe pse të gjithë na bindënin se në pajtueshmëri me Ligjin për Procedurë Penale dhe Kodit Penal, dënimi këtu është i parashikuar nga 4 deri në 20 vjet, pam se gjykata nuk i ka marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit gjatë shqiptimit të dënimit, ndërsa ajo që është kryesorja nuk e ka marrë parasysh humbjen e Almirit të vogël, por që tragjedia të jetë më e madhe mori guximin që të dënojë ehde babin dhe familjarët e Almirit”, tha Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq, transmeton Zhurnal.

Familja Aliu paralajmron padi kundër Prokurores Kusigerska dhe Gjykatëses Denkovska

Familjarët e Almirit të vogël të indinjuar nga ky vendim i Gjykatës së Kumanovës kanë paralajmruar se do të ngrenë padi penale kundër prokurores Suzana Kusigerska dhe Gjykatëses, Maja Denkovska. Xhaxhai i almirit, Nijazi Aliu pas shqiptimit të dënimeve tha se qartë shihet se në këtë rast ka padrejtësi.

“Këtu shihet se ka padrejtësi, faktikisht personi që mbyti fëmijën dënohet vetëm se me 6 vjet burg, ndërsa familjarët tonë me nga nëntë e 6 muaj burg. Qartë shihet që është padrejtësi. Në si familje do të ngremë një akt padi kundër prokurores Suzana Kusigerska dhe gjykatësja Maja Denkovska”, tha Nijazi Aliu, anëtarë i familjes së Almirit të vogël, raporton Zhurnal nga Kumanova.