Nën organizimin e Fakultetit Ekonomik sot në Bujanoc, u zhvillua një panel diskutimi mbi zhvillimin e barabartë të vendeve rajonit.
Në cilësinë e organizatorit, panelin e hapi, dekani i fakultetit, Aleksandar, Grubor, ku paraqiti, të dhëna mbi gjendjen faktike të komunave dhe rajoneve në Serbis, duke e cilësuar ate si zhvillim jo i barabartë.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, velrësoi se gjendja aktuale ekonomike në Komunën e Bujanocit është e rëndë, dhe për ketë arsye, ndodhin migrime të qytetarëve nëpër shtetet e Europës.
“Një proces privatizimi i keq menaxhuar në tërë Serbinë, me theks të veçantë në Komunë e Bujanocit, ka sjell në gjendje kaotike gjigantin ekonomik lokal ‘Gumoplastika’, ku ka pasur qindra të punësuarë” – theksoi Kamberi gjatë diskutimit.
Kamberi, gjithashtu vlerësoi se komunat e vogla, nuk kanë kapacitetetë mjafstueshme për zhvillim, dhe ato nuk mund të garajojnë me qytetet e mëdha.
“Nëse dëshirojmë të kemi zhvillim të barabartë, atehërë do të duhet të krijohet një buxhet i veçantë për komunat më të pazhvilluara. Edhe pse jemi të ranguar në mesin e 40 komunave më të pa zhvilluara, komuna jonë posedon kapacitetet e saja që do të mund të ndihojnë drejtëpërdrejtë në zhvillim, si: privatizimi i Banjës së Bujanocit, futja në punë të fabrikës së përpunimit të mishit Jugo-Cop, dhe privatizimi, apo ndryshimi i pronësisë së Gumoplastikës” – theksoi Kamberi.
Ky lloj paneli, është i pari i organizuar në Bujanoc, ku kanë marrë pjesë njerëz të dijës dhe shkencës së zhvillimit ekonomik.