Kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës që për SHBA-në janë dy shtete sovrane duhet të jenë të qartë dhe do të duhej të ishin pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve
Kështu ka thënë Ambasadori i SHBA -së në Serbi Kyle Scott ë TV Prva, transmeton Titulli.com.
“Është e qartë se kufijtë duhet të jenë të qartë dhe ky është element i marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Krahas këtij, duhet të jenë edhe krahas çështjet e administrimit të resurseve, të drejtat e komunitetit serb, çështja e transaksionit e pagesave, ajo e të zhdukurve, krimet e luftës. Megjithatë duhet ditur se ku është kufiri, ku është Serbia dhe ku është Kosova. Harta e Serbisë në SHBA dallon nga harta e Serbisë në Serbi”, citon b9 të ketë thënë Scott, transmeton Titulli.com.
Ai ka folur edhe për letrën që Vuçiqi ia ka dërguar presidentit amerikan Donald Trump.
“Pajtohem në tërësi me Vuçiqin, është me rëndësi që dy palët të kthehen në tavolinë dhe me dialog të arrijnë te marrëveshja gjithëpërfshirëse. Taksat janë pengesë”, ka thënë Scott.
Ka shtuar se zgjidhja do të ishte arritur kaherë sikur të kishte qenë aq e thjeshtë.
“Çdo marrëveshje kërkon kompromis të dyanshëm. Tani ajo nuk mund të imponohet nga jashtë, ajo duhet të arrihet nga këtu dhe duhet të jetë marrëveshje afatgjate,e qëndrueshme dhe e zbatueshme, jo vetëm në letër. Nuk mund t’i detyrojmë Serbinë e Kosovën të arrijnë marrëveshje. Do të duhet që ato ta kenë deshën t’i kthehen tavolinës dhe më duke se këtë po e duan”, ka përfunduar Scott.