Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë BIPBM, ka pranuar një kërkesë të prof. Bejtulla Bejtullahut, kryetar i zgjedhur i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL), të ish UÇPMB-së, Dega në Bujanoc, që të lirohet nga Këshilli i Bashkësisë Islame dhe nga te gjitha pozitat në Bashkësisë Islame , për shkak angazhimeve të tij në OVL.
BIPBM, vlerëson lartë punën dhe angazhimin e deritashëm të prof. Bejtulla Bejtullahut, në cilësinë e kryetarit të KBI-së, pastaj edhe si koordinator i lëndës fetare nëpër shkollat shqipe.
BIPBM, konsideron se angazhimi i prof. Bejtulla Bejtullahut, në krye të OVL-së, dega në Bujanoc, do të ndikoj dukshëm në depolitizimin e kësaj organizate e cila e llogaritë veten si trashëguese e ish UÇPMB-së, duke u angazhuar në realizimin e të drejtave të ish ushtarëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, kategoria më e rrezikuar e shoqërisë sonë, thuhet në arsyetimin e BIPBM-së, të nënshkruar nga kryetari i saj, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi.