Nën organizimi e shoqatës qytetare “Vizionet Atraktive”, në sallën e Kuvendit Komunal të Bujanocit, po zhvillohet seminar njëditor me temën “Rinia Aktive në Bujanoc dhe Preshevë”, ku ligjerues është edhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.
Kamberi, para të rinjëve nga Bujanoci dhe Presheva, ka shpjeguar rolin dhe përgjegjësitë të kryetarit të Komunës së Bujanocit, ku ka elaboruar zgjedhjen në mandat katër vjeçar, si dhe në plotni roli dhe përgjegjësit gjatë ushtrimit të funksionit të kryetarit të komunës.
Në seminarin e sotëm, po marrin pjesë afro 50 të rinjë, ku po informohen për departmentizimin e pushtetit lokal të Bujanocit.
Vlenë të theksohet se pjesëmarrësit me një fjali rasti i ka përshëndetur edhe Gjakomo Bossisio, shef i zyrës së OSBE-së në Bujanoc./Lugina-Lajm/Lugina24.com