Ballina LAJME E FUNDIT Boban Iliq iu tregon gishtin e mesit familjarëve të Almir Aliut (Video)

Boban Iliq iu tregon gishtin e mesit familjarëve të Almir Aliut (Video)

956
0
SHPËRNDAJE

Siç raportuam më herët, rasti i Almir Aliut mori kahje krejtësisht tjetër, duke lënë pë ndëshkim Boban Iliqin, i cili me veturën e tij shkeli për vdekje Almirin.

Në seancën e sotme, Boban Iliq u akuzua për veprën penale të aksidentit të trafiku që rrezikon sigurinë e këmbësorëve, ndërsa avokatja Kusigerska tha se vepra nuk është kryer me paramendim.

Kështu, Boban Iliq është liruar nga paraburgimi, ndërsa gjatë daljes nga gjykata, ai ka përdorur gjeste trupore për të fyer familjarët e Almir Alimut.

Boban Iliq ka dalur nga gjykata dhe më pastaj ua ka treguar gishtin e mesit, një gjest që konsiderohet fyes, familjarëve të Almir Aliut./Telegrafi/
;