Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Naim Maloku, ka komentuar deklaratën e këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, i cili ka thënë se nuk e përjashtojnë mundësinë e korrigjimeve territoriale mes Kosovës dhe Serbisë.
Maloku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ai që e ka lexuar mirë deklaratën e Bolton-it, e ka kuptuar se SHBA nuk e ka lënë lënë Serbinë të mbys popullin shqiptar, përcjell Bota sot.
Duke numëruar ndihmat e SHBA-ve në momentet më kritike për Kosovën, sipas Malokut, Bolton ka thënë se nëse Kosova dëshiron të kthehet nën Serbi, mund ta bëjë edhe këtë.
Ja Reagimi tij.