Ballina LAJME E FUNDIT Ganiu: Rinia po ik me të madhe sepse kemi mungesë të sundimit...

Ganiu: Rinia po ik me të madhe sepse kemi mungesë të sundimit të ligjit, papunësi të madhe, krim dhe korrupsion

820
0
SHPËRNDAJE

Qytetari Behram Ganiu, nga fshati Sallabajë i komunës së Podujevës, theksoi për “Kosova Sot” se nuk ka asnjë dyshim se jemi bërë një vend i tillë ndaj rinia jonë po ik nga këtu me të madhe, sepse kemi mungesë të sundimit të ligjit, papunësi të madhe, krim dhe korrupsion.

Ganiu thotë se fajtorë të kësaj gjendje janë politikanët tanë.

“Pa pasur njohësi askënd nuk mund ta fusësh në punë dhe thënë troç këtu në Kosovë jetohet me shumë mund. Por e vështirë është që të ndërrohen, ngase fajtori kryesor është mungesa e sundimit të ligjit. Shihe se çfarë numri zëvendësministrash kemi, mbi 70 sish, andaj kjo është bërë vetëm për t’i rehatuar familjarët dhe militantët partiakë”, është shprehur ai.