Shtëpia luksoze që ndodhet në një hapësirë prej 15 hektarësh, i ka 14 dhoma gjumi, ndërsa është ndërtuar para 187 vitesh, transmeton Telegrafi.
Në brendi të saj është një pishinë me përmasa olimpike, podiumi për ballo dhe shumë hapësira të rehatshme për pushim.
Në oborr janë të mbjella mbi 15 mijë bimë të ndryshme, ndërsa ka edhe 20 shtëpiza me xhama ku kultivohen disa bimët më të rralla tropikale.
Pallati ka disa pishina të jashtme dhe liqene artificiale, si dhe një hapësirë ku mund të qëndrojnë deri në 30 kuaj.
Kjo shtëpi, që dikur i përkiste familjes mbretërore belge, ka pasur disa pronarë të pasur, që janë kujdesur dhe vetëm sa ia kanë shtuar gjërat luksoze. /Telegrafi/