Ballina AKTUALE Bujanoci dhe Presheva pjesë e shënimit të pavarësisë së SHBA-së në Beograd...

Bujanoci dhe Presheva pjesë e shënimit të pavarësisë së SHBA-së në Beograd (foto&video)

453
0
SHPËRNDAJE

Përfaqësues të jetës politike shqiptare, institucioneve kulturore, këndit amerikan dhe medias nga Bujanoci e Presheva morën pjesë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së në Beograd të shënimit të 242 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kajl Skot para shumë mysafirëve në rezidencën e tij tha se ai shoqërohet e feston më komshit serb dhe të tjerë.

“Thërras inspirimin e themeluesve tonë që të ngritim marrëdhëniet në nivelin më të lartë dhe të realizojmë një të ardhme më të mirë për vendin dhe komshit”, theksoi mes tjerash Skot.

Të pranishëm nga komuna e Preshevës ishte kryetari i komunës , Shqiprim Arifi zëvendësi i tij Armend Aliu dhe kryetari i kuvendit komunal Sami Salihu.

Ndërsa nga komuna e Bujanocit pjesëmarrës në festimin e ditës së pavarësisë së SHBA-së në Beograd ishte drejtori i shtëpisë së kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, përfaqësuesit nga Këndi Amerikan Berat Idrizi dhe Luan Sadiku si dhe përfaqësuesi i Portalit Informativ Titulli.com, Skender Saqipi.

Në mesin e shumë mysafirëve diplomat, politik, jetës fetare, institucionale ishte edhe kryetari I Serbisë Aleksandër Vuçiq, kryeministrja Ane Brnabiq si dhe shumë zyrtar institucional të qeverisë së Serbisë./Titulli.com/

https://web.facebook.com/Titulli.com.official/videos/2165250096822715/