Ballina AKTUALE Çka mësuam nga koalicioni postzgjedhor në Komunën e Bujanocit.

Çka mësuam nga koalicioni postzgjedhor në Komunën e Bujanocit.

259
0
SHPËRNDAJE

Në Bujanoc në një territor serb ku shumica e popullsis është nga komuniteti shqipëtar ku poashtu komuna udhëhiqet nga shqipëtarët, është marrë një iniciativë për një traktat pas zgjedhor në mes të partive politike. Pas zgjedhjeve, këto tre parti do të nderojn njëra tjetrën për udhëheqjen në komunën e Bujanocit, për herë të vetme ekskluzivisht nga shqipëtarët.

Kjo ide, që erdhi nën trysnin që politikanët ndjenin për vitet në vijim, ku pritet që komuniteti shqipëtar në Sërbi të fitojë njohje ndërkombëtare, dhe që regjimi serb do të jetë i detyruar të sigurojë një jetesë dhe të drejta më të mira për të gjitha komunitetet, veçanërisht shqipëtarët të cilët janë trajtuar jo mirë për shumë vite.

Trajtimi jo i mirë ndaj komunitetit shqipëtar është po ashtu rezultat i politikës së dobët të politikanëve që udhëhoqën vendet shqiptare në rajon. Është përgjegjësi e tyre të negocijojnë dhe të bëjnë presion ndaj përgjegjësve. Dhe nëse nuk është bërë deri tani, të filloj sa më shpejtë. 

HUMBËSIT e këtij koalicioni; 1. Politikanët ose partitë shqipëtare që nuk pranuan të bëhen pjesë e koalicionit, jo vetëm humbën mundësinë të qeveresnin, por gjithashtu rrezikojnë të mos jenë fare pjesë e asambles për shkak të numrit të votave të nevojshme. 2. Shteti serb që do ti duhet ta pranoj më në fund se të gjitha komunitetet duhet të trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme.

FITUESIT e këtij koalicioni; popullësia është e ngazëllyer që të drejtat e tyre do të përfaqësohen dhe do të mbrohen për disa vite të ardhshme nga një numër i madh i politikanëve në Luginë. 

Ç’është e rëndësishme është që popullësia të ketë besim në veten dhe të besojë në zotimin e politikanëve për të ardhmen në Luginës. Si dhe më e rëndësishmja është që tani si nga pjesëtarët e koalicionit si dhe nga eksponent që nuk përbëjn pjesë në koalicion, te mos egzistoj urrejtja por të jenë njëzërit në kauzën e përbashkët për të drejtat dhe mbështetjen e Luginasve.

6 minuta lexim.