Qytetarët e Maqedonisë të cilët po kthehen në atdheun e tyre përmes aeroportit të Nishit raportuan pranë shërbimeve maqedonase të sigurisë se ata kanë mundësinë për të blerë një test të falsifikuar negativ PCR në aeroport për 50 euro, shkruan portali maqedonas MKD, përcjell presheva.com.
Sipas mediave maqedonase, transportuesit që hyjnë në Maqedoni në vendkalimin kufitar Tabanoc gjithashtu deklarojnë se për 65 euro, një test i tillë negativ lehtë mund të blihet në pikat e karburantit në qytetin e Vranjës.
Sipas protokollit, çdo qytetar maqedonas duhet të tregojë një test negativ jo më të vjetër se 72 orë në momentin e hyrjes në vend, dhe nëse jo, ai do të dërgohet në një karantinë shtetërore 14-ditore.
Me datë 26 qershor, Maqedonia veriore ka hequr edhe kufizimet për të hyrë në shtetin e saj.(Lugina24.com)