Ballina Uncategorized Haradinaj përkujton viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit: Jemi bashkë në...

Haradinaj përkujton viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit: Jemi bashkë në luftën kundër terrorit

510
0
SHPËRNDAJE

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në 17-vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA ka përkujtuar viktimat.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook në luftën kundër terrorit dhe në mbrojtje të jetës do të jenë bashkë me aleatët strategjik.

“Në 17-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Kosovës me nderim përkujton të gjithë viktimat që humbën jetët e tyre, duke bashkëndjerë me SHBA-të, popullin dhe qeverinë amerikane dhe me të gjithë ata që anembanë botës e përjetuan rëndë këtë sulm mbi lirinë dhe demokracinë. Në luftën kundër terrorit dhe në mbrojtje të jetës, ne jemi bashkë, në çdo kohë, me aleatët tanë strategjikë! Zoti e bekoftë Amerikën, Kosovën dhe dy popujt tanë!”, shkruan Haradinaj.