Ballina AKTUALE Ivica Daçiq përmend dy zgjidhje për Kosovën!

Ivica Daçiq përmend dy zgjidhje për Kosovën!

435
0
SHPËRNDAJE

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, në TV Prva, transmeton “Bota sot” nuk e ka konfirmuar se është njëri ndër ata që din për planin serb të zgjidhjes së çështjes së Kosovës, ndërkohë që ka thënë se “sapo Vuçiq nisi të shpreh parimet në opinion pati ngecje”.

Ai ka thënë se nuk mund të thotë detajet si do të duket plani i zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

“Duhet të zhvillohen bisedime rreth kësaj… asnjëherë nuk ka pasur bisedime në detaje, mendoj në dialogun me Prishtinë. Presidenti Aleksandër Vuçiq ka shpalos ide, përkatësisht parimet në bazë të cilave do duhej të zhvilloheshin bisedime, por sapo ato dolën në opinion, disi pati ngecje në dialog“, ka thënë Daçiq.

Në pyetjen se ideja nuk është artikuluar qartë, Daçiq ka thënë se opinion ka dëgjuar kreun me qëllim që të gjendet një zgjidhje kompromisi.

“Unë për këtë kam fol me vite, se duhet të krijohet një vijë ndarëse. Vendet që kanë njohur Kosovën pretendojnë se Kosova ka kufij e saj, ndërsa opinion ynë dhe Kushtetuta flasin se Kosova është pjesë e Serbisë. Ekzistojnë dy zgjidhje parimore, një se Kosova është e pavarur dhe e jona se ajo duhet të ketë shkallë të lartë të autonomisë në kuadër të Serbisë. Asnjëra zgjidhje nuk është e pranueshme nga të dy palët”, ka thënë Daçiq.

Në pyetjen nëse në tavolinë është tema e vendosjes së kufijve, ai është përgjigjur “nuk ka në cilën tavolinë të jetë”.

“Aspak nuk është shkuar një hap më tutje, që të bisedohet për diçka konkrete”, u shpreh Daçiq