Të nderuar besimtarë,
Iftari i sontëm, simbolizon fundin e një sakrifice të besimtarëve për Zotin e tyre. Agjërimi i përplotë 30 ditëve në këto temperatura të larta, pa dyshim që ngjallë emocionin për shpirtëroren dhe shuan ate të materiales.
Muaji i Ramazanit ngërthen në vete një afërsi të madhe në mes njerëzve, shtonë dashurinë dhe solidariteti ndaj njëri-tjetrin dhe krijon afërsinë me Krijuesin.
Ramazani në fakt, është muaji në të cilin, Muhamedit a.s. i filloi zbritja e Kuranit Famëlartë, libër ky i Zotit Fuqiplot drejtuar si udhërrëfim mbarë njerëzimit.
Nga ky prizëm, nuk ka si mos t’a përmendin porosinë e Mëshirbërësit, drejtuar të dërguarit të tij: “O Muhamed tregoju besimtarëve, që pas çdo vështërësie, ju vjen lehtësimi. Zoti është me durimtarët”
Vërtetë Zoti është me durimtarët, me që vetëm ai forcon bindjet e njerëzve, që kjo sakrificë hyjnore të bëhet nën mëshirën e tij.
Të nderaura motra dhe vëllezër,
Urime dhe me fat Fiter Bajramin. Le të jetë kjo ditë e mirësisë, solidaritetit, tolerancës dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit.
Bekimet e Zotit qofshin mbi ju dhe familjet tuaja.
Me shumë rrespekt.