Ballina AKTUALE Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Mbështet Kanditatët e PVD-së për Kryetar të...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Mbështet Kanditatët e PVD-së për Kryetar të Komunave të Bujanovcit dhe Preshevës!

125
0
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, së bashku me kandidatët për kryetarë komunash në Preshevë e Bujanoc, Ardita Sinani e Ragmi Mustafi. 

Në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se takimi u fokusua në situatën politike dhe të sigurisë në rajon. Gjithashtu u diskutua për zgjerimin e mbështetjes për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Qeveria ka ndarë 3 milionë euro për Luginën në buxhetin e këtij viti për të mbështetur ruajtjen e kulturës dhe identitetit, si dhe për të rritur investimet në programe të bujqësisë.

Komunikata thekson se qeveria e Kosovës vazhdon të mbështesë shqiptarët në Luginën e Preshevës përballë diskriminimit dhe politikave të Beogradit. Kryeministri Kurti ka pranuar kërkesën për ndarjen e fondeve për bujqit, blegtorët dhe bletarët e Luginës së Preshevës. Ai ka kontaktuar ministrin e bujqësisë Peci për të përshpejtuar procedurat për shpalljen e konkursit.

Liderët e PVD-së janë dakorduar me Kryeministrin Kurti që të sigurohen fonde edhe për bizneset në Preshevë dhe Bujanoc në të ardhmen e afërt. Kryeministri Kurti ka falënderuar udhëheqësit e PVD-së për angazhimin e tyre në çështjen shqiptare në Luginë dhe për veprimet e tyre në përputhje me politikat kombëtare shqiptare.