Kufiri verior i Kosovës apo ai i Serbisë jugore, që përfshinë vijën nga afërsia e Leposaviqit e deri në veri të Bujanocit, duhet të kthehet siq ka qenë i sanksionuar me vendimet e Traktatit të Berlinit më 1878. Në fakt, që nga veri-perëndimi i Bujanocit e deri afër Leposaviqit kufiri që ka sot Kosova me Serbinë është ashtu siq është vendosur në Berlin. Pra, ky ka qenë kufiri i vilajetit të Kosovës me ate të Serbisë dhe ky kufi duhet të kthehet në fuqi.
Në bisedime Kosova duhet të kërkoj shtrirjen e kufirit sipas Traktatit të Berlinit në pjesën që përfshinë veri-lindjen e Bujanovcit duke vazhduar në lindje të Luginës ku patjetër duhet të përfshihet vija nga lindja e Bujanocit, matanë Bilaçit e deri në Strezoc, për t’u puqur me kufirin e Maqedonisë. Kjo duhet të jetë pamja e kufirit të ri të Kosovës në lindje kurse në veri, çështja e Leposaviqit dhe Gazivodës duhet të negociohen, transmeton Titulli.com.
Me këtë kufi krijohet stabilitet në mes shqiptarëve dhe serbëve dhe Kosovës por edhe Serbisë i hapet rruga e mardhënieve normale dhe krijohen mundësi të mëdha për prosperitetit të dyanshëm.
Vendosja e këtyre kufijve kërkon garancion nga Fuqitë e sotme pasi që duhet bëre revidimi i vendimeve të një Kongresi të rëndësishëm i cili atëherë e injoroi çështjen shqiptare dhe që duhet t’i kthehet pas 140 viteve./
Shkruar nga Daut Dauti, PHD dhe gazetar: Mbretëri e Bashkuar