Në Kuvendin e Kosovës është gjuajtur gaz lotsjellës. Dyshohet se gazi është gjuajtur nga Xhelal Sveçla dhe Fitore Pacolli, të dy deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje. Gazi u gjuajt menjëherë sapo nisi seanca
Deputetët kanë dalë nga seanca e Kuvendit. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli propozoi një pauzë prej 5 minutave.
Kjo praktikë e Vetëvendosjes është bërë edhe në të kaluarën gjatë qeverisjes “Mustafa”.