Ballina LAJME E FUNDIT Ligjëratë mbështetëse për kursin e gjuhës serbe në fakultetit ekonomik në Bujanoc

Ligjëratë mbështetëse për kursin e gjuhës serbe në fakultetit ekonomik në Bujanoc

769
0
SHPËRNDAJE

Shefi i zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Gjakomo Bozizio si dhe kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë Shukri Ymeri mbajtën një ligjëratë për studentët e fakultetit ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc.

Ligjërata kishte për qëllim njoftimin e studentëve të këtij fakulteti për rifillimin e kursit të gjuhës serbe projekt të cilin e mbështet zyra e OSBE-së për disa vite me radhë, shkruan Titulli.com.

Gjakomo Bozizio deklaroj se ky projekt ka për qëllim përgatitjen e studentëve të cilët nuk e kanë gjuhë amtare gjuhën serbe me këtë gjuhë pasi që kjo do i shërbej atyre edhe në të ardhmen.

“Kemi njoftuar studentët me rifillimin e kursit të gjuhës serbe në bashkëpunim me kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptarë, kurs ky i cili do të i ndihmoj studentët në përgatitjen profesionale”, u shpreh Bozizio.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Shukri Ymeri përkrahu rifillimin e kursit të gjuhës serbe.

“Rifillimi i kursit të gjuhës serbe në fakultetin ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc do të jetë një ndihmesë për studentet e komunitetit jo serb pasi që do i mundësoj atyre qasjen edhe në literaturë në gjuhë serbe”, theksoi Ymeri.

Ligjëratës së përfaqësuesve mbi fillimin e kursit të gjuhës serbe u mbajt në objektin e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc dhe morën pjesë studentët që vazhdojnë mësimet në këtë institucione arsimorë në gjuhën shqipe dhe atë serbe./