Ballina LAJME E FUNDIT Turqia ‘zbarkon’ me fabrika të reja në pesë qytete serbe

Turqia ‘zbarkon’ me fabrika të reja në pesë qytete serbe

488
0
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri serb, Rasim Lajiq, ka deklaruar se me zyrtarët më të lartë të Turqisë kanë biseduar për projekte konkrete dhe për ardhjen e investitorëve të rinj.

“Më e rëndësishmja është ndërtimi i autostradës Beograd-Sarajevë, është nënshkruar memorandum, është zgjedhur një kompani turke që duhet të punojë në projekt”, ka thënë Lajiq për Prva TV.

Sipas fjalëve të tij, është arritur marrëveshja edhe për ndërtimin e rrugëve në Sanxhak dhe këtë javë do të vijë një delegacion teknik nga Turqia dhe mendon se do të fillojnë realizimin e këtij projekti këtë vit.

Duke folur për investimet turke, Lajiq ka thënë se ka disa kompani nga Turqia që synojnë tashmë këtë vit që të hapin fabrikat e tyre. Bëhet fjalë për Kralevën, Lazarevcin, Mali Zvornik, Pozharevc dhe Kragujevc.

“Të gjitha kompanitë janë në fazën përfundimtare, disa kanë filluar përgatitjen e prodhimit, do të vijnë dhe të reja, dhe jo vetëm në sektorin e tekstilit”, u shpreh ai.