Ballina AKTUALE Mbi Tri Orë Pritje, Pika Kufitare Në Merdare Më e Frekuentuara Nga...

Mbi Tri Orë Pritje, Pika Kufitare Në Merdare Më e Frekuentuara Nga Mërgimtarët!

39
0
SHPËRNDAJE

Pritjet deri në mbi 3 orë në pikëkalimet kufitare, disa persona po i bëjnë më atraktive, sidomos për fëmijët.

Gjatë së dielës, disa persona të veshur me imazhe nga filmat vizatimor qëndruan në pikëkalimin kufitar, ndërsa qytetarët që po lëshonin Kosovën u detyruan të presin deri në 3 orë e gjysmë.

Edhe pse institucionet e Kosovës kanë bërë thirrje që të përdoren pikat kufitare të tjera që lidhin Kosovën me Serbinë, mërgimtarët që kaluan pushimet e dimrit në vendlindje kanë preferuar të përdorin pikën e Merdarës, ndonëse pikat e tjera kanë pasur pritje më të shkurtra.

“Njoftim i rëndësishëm! Ju inkurajojmë që të përdorni edhe pikat kufitare të tjera për shkak të kolonave dhe pritjeve të gjata në dalje nga PKK Merdarë. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin! Për çdo informacion shtesë, kontaktoni 📞numrat e telefonit në QKMK: 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095, ose klikoni në linkun e mëposhtëm: https://mpb.rks-gov.net/.”

Ndërkohë, mërgimtarët që kaluan përmes kësaj pike kufitare të dielën, treguan arsyet se pse nuk përdorin pikat e tjera, duke përmendur edhe çështjen e sigurisë. Megjithatë, ata shtuan se janë mësuar me pritje të tilla.

Fluks të madh qytetarësh për të dalë nga Kosova ka pasur në pothuajse të gjitha pikat kufitare me Serbinë, përveç atyre që ndodhen në pjesën veriore të Kosovës. Pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare të Dheu i Bardhë kanë arritur deri në 2 orë.