Ballina AKTUALE Bastiset shtëpia e Tefik Abazit, nënkryetarit të OVL-së

Bastiset shtëpia e Tefik Abazit, nënkryetarit të OVL-së

1198
0
SHPËRNDAJE

Sot rreth orës 6:30 të mëngjesit rreth 30 polic dhe inspektorë të MPB-së kanë bastisur shtëpinë e Tefik Abazit nga fshati Nesalcë komuna e Buajnocit, me pretesktin për armatim, kështu i kanë thënë isnpektorët Abazit gjatë hyrjes në shtëpinë e tij. “Në shtëpi kemi qenë un bashkëshortja, dy fëmijët dhe nëna e paralizuar, dhe kur djali e ka hapur derën e shtëpisë për të dalë i kemi parë policët në derë, shtëpia kishte qenë e rrethuar plotësisht nga policët” kështu i ka thënë Presheva.com-it Abazi, ish-ushtarë i UÇPMB-së njëherit nënkryetarë i OVL-UÇPMB-së.

“Kjo nuk është e drejtë, sepse unë asnjëherë nuk jamë marrë me gjëra të tilla, dhe të më bastisin në këtë mënyrë, të ma frigojnë familjen as që e kisha menduar ndonjëherë. Megjithatë këtij shteti i pengon aktiviteti im në OVL-UÇPMB dhe kjo është arsyeja përse më kanë bastisur, me këtë duhet të merren edhe organet ndërkombëtare si dhe OSBE-a sepse ne si ushtarë të UÇPMB-së jemi të amnestuar dhe nuk jemi duke bërë asgjë të keqe nëse i mbrojmë vlerat tona” ka thënë Abazi për Presheva.com. lidhur me bastisjen ka reaguar edhe OVL-UÇPMB-së, ku thuhet se, OVL e UÇPMB-së reagon ashpër ndaj bastisjes së shtëpisë së nënkryetarit të OVL-së Tefik Abazi nga fshati Nesalc komuna e Bujanocit.

Në mëngjesin e sotëm rrethohet shtëpia e nënkryetarit të OVL-së nga dhjetra inspektor dhe polic Serb me të vetmin pretekst se në shtëpin e Tefik Abazit gjinden armë. Mbi dy orë shtëpia e ish ushtarit të UÇPMB-së dhe njëherit nënkryetarit të Ovl-së ishte nën rrethim të plotë nga gjitha anët që të duket sikur të ishte ne gjendje lufte. Pas bastisjes së shtëpisë Tefik Abazi eshtë marrë me veti për në stacionin policor në Vrajë për të dhënë deklaratë pastaj është liruar me procedur të rregulltë pasi që në shtëpin e Tefik Abazit nuk është gjetur asgjë. Ovl e UÇPMB-së apelon tek faktori politik në Luginë të Preshevës si dh faktori politik në Kosovë dhe Shqipëri që të dënojnë dhe të bêjnë presion te qeveri e Serbisë që të ndërpiten këto bastisje dhe malltretimet ndaj ish luftëtarëve të UCPMB-së.

Gjithashtu OVL e UÇPMB-së fton edhe faktorin ndërkbëtar që të reagoj nda veprimeve të qeverisë së Serbisë që po i ndërmer ndaj ish ushtarëve të UCPMB-së. Dihet mirë ish ushtarët e UÇPMB-së edhe pse janë të amnestum nga qeveri e Serbisë , e njejta asnjëher nuk ju ka përmbajtur marreveshjes së amnesties, thuhet në reagimin e OVL e UÇPMB-së