Ballina SPORT Messi: E dua Di Maria tek Barcelona

Messi: E dua Di Maria tek Barcelona

879
0
SHPËRNDAJE

Lionel Messi ka një dëshirë për afatin kalimtar të janarit

Sipas Calciomercato.com, Lionel Messi po kërkon nga Barcelona që të përforcohet në mini afatin kalimtar të janarit.

Madje, argjentinasi ka edhe preferenca. Ai dëshiron që në Camp Nou ta sjell bashkëkombësin, Angel Di Maria, i cili është pjesë e Paris Saint-Germain.

Di Maria ka qenë objektiv i Barcelonës edhe gjatë verës, por nuk arriti ta transferoj nga Parisi. Di Maria e njeh mire La Ligën pasi mes viteve 2010-2014 ishte pjesë e Real Madridit.