Gerard Pique doli në konferencë për shtyp ditën e mërkurë, ku foli për 35 minuta mbi situatën në Katalunisë dhe shumë pak për futbollin.
Por, në momentin që u pyet nëse ndeshja e radhës ndaj Shqipërisë do të ishte e vështirë, mbrojtësi i Barcelonës shpërtheu në të qeshura.
“Shqipëria, e vështirë apo jo?”, pyeti një nga gazetarët spanjollë dhe Pique nisi të qeshte përpara se të përgjigjej.
“Shqipëria është një skuadër që… (qesh përsëri) isha përgatitur për pyetje tjetër…”.
“Është një skuadër e vështirë, e tregoi veten duke u kualifikuar në Evropianin e fundit. Në Shqipëri e patëm të vështirë, mbyllen mirë dhe godasin në kundërsulm”, tha Pique pasi arriti të rikthente seriozitetin.