Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka folur rreth kohës kur diktatori serb Slloban Millosheviq mbajti fjalimin e tij famëkeq në Gazimestan në vitin 1989 dhe vizitën e presidentit serb Alkesandar Vuçiq së fundi në Kosovë.
Slloba i vogël, i cili gjatë regjimit të Millosheviqit ishte ndër njerëzit e tij kryesor në krimet e kryera ndaj popullatës shqiptare në Kosovë thotë ndërmjet asaj kohe dhe të tanishmes është një gjendje tjetër.
“Ajo çfarë i mungoi Millosheviqit, dhe jo vetëm të gjithë neve, është vlerësimi i rrethanave ndërkombëtare”, tha Daçiq për RTS, duke shtuar se Vuçiq sot ka një tjetër koncept.
“Në kohën e Millosheviqit në Kosovë ishte ushtria dhe policia jonë dhe mund të vinte deri te qindra mijëra njerëz. Ishte ky një pozicion tjetër. Sot jemi në pozitë që sot nuk mund t’iu themi serbëve në Shtërpcë se na presin beteja”, tha kryediplomati serb.
Daçiq shtoi se edhe sot sikur në vitin 1989 në Gazimestan është thënë se do të mbrohen serbët nëse ata sulmohen.
Duke komentuar fjalimin e kryekriminelit Millosheviq në Gazimestan në vitin 1989 dhe fjalimin e Vuçiq, ai thotë se “se serbët bëjnë politik të paqes dhe angazhohen që përmes bisedimeve të arrijnë diçka”.
“Kohët ndryshojnë dhe është mirë që ekziston një dallim i madh ndërmjet fjalimit të Millosheviqit dhe Vuçiqit.”
Daçiq thotë se problemet në Kosovë nuk janë rezultat i krimeve të Millosheviqit, por i “separatizmit dhe secesionizmit, të cilat ndodhën në të kaluarën’.
Daçiq, i njohur si Slloba i vogël nga koha e Millosheviqit, vazhdon të mbrojë ish-shefin e tij duke thënë se është i bindur se shumë politikanë sikur të ishin në vend të kryekriminelit serb, do të ishin shumë më radikalë se sa ai.
https://www.facebook.com/DacicIvica/videos/1780696602009954/?t=3