Ballina LAJME E FUNDIT Nis mbledhja e parave për qytetarin e varfër nga Vushtrria që shiti...

Nis mbledhja e parave për qytetarin e varfër nga Vushtrria që shiti viçin për varrimin e nënës

264
0
SHPËRNDAJE

Të gjithë mbetën të shokuar mbrëmë kur në media u publikua rasti i qytetarit nga Vushtrria, Sabri Beqiri, i cili tregoi se si Bashkësia Islame në këtë komunë e detyroi të paguante anëtarësinë në shumën prej 417 euro, që t’i varrosej nëna.

Sot, qytetarë të cilëve u është dhimbsur Sabri Beqiri kërkojnë ndihmë financiare për të

Në rrjete sociale është publikuar një fotografi e tij gjatë rrëfimit në RTK3, dhe është kërkuar ndihmë financiare për të nga të gjithë ata që kanë mundësi.

Kryefamiljari nga Vushtrria gjatë ditës së djeshme ka rrëfyer se si ishte detyruar që ta shes viçin në mënyrë që nëna e tij të varrosej sipas ritit islam, ani pse klerikët fetarë kanë thënë se këto raste janë të lira nga pagesa.

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/2231393063796736/?t=0