Vuçiq do të vizitojë Preshevën dhe Bujanocin
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq të enjtën do të filloj fushatën “E ardhmja e Serbisë” në të cilën brenda një muaji do të vizitojë të gjithë 29 Rrethet ku do të raportojë para qytetarëve se çka është punuar viteve të kaluara.
Ai ka paralajmëruar se pjesë e fushatës do të jenë edhe Presheva dhe Bujanoci.
“Të enjtën do të fillojm fushatën nëpër Serbi ku do të paraqesim te popullata se çka është punuar që nga viti 2012. Ndërsa dëshira ime është që së pari të i vizitojë Tërgovishten, Bujanocin, Preshevën.
Do të mundohem që shumicen e vendeve nëpër Serbi t’i vizitojë dhe për këtë kam biseduar edhe me kryeministren Ana Brnabiq”, ka thënë Vuçiq mbrëmë gjatë një emisioni të mbajtur në Happy TV.