Ballina AKTUALE Thaçi nga Amerika: E logjikshme përfshirja e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në...

Thaçi nga Amerika: E logjikshme përfshirja e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Kosovë

777
0
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet këto ditë në Uashington ku të enjten zhvillohet Mëngjesi i Lutjeve, një aktivitet që tradicionalisht grumbullon në kryeqytetin amerikan udhëheqës dhe zyrtarë të lartë nga vende të ndryshme të botës.

Presidenti Thaçi ishte i ftuar për një intervistë të drejtpërdrejtë në studiot e Ditarit ndër të tjerat ai ka thënë se në fund nuk ka njohje mes dy vendeve pa definimin e qartë të kufijve ndërshtetërorë Kosovë-Serbi.

“ Unë e kam theksuar edhe më herët e ritheksoj edhe sot se punoj dhe mendoj se do ishte shumë e logjikshme përfshirja e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në territorin e Republikës së Kosovës duke mos i cenuar në asnjë rrethanë resurset e shtetit të Kosovës, as Gazivodën, as veriun e Mitrovicës, as Trepçën dhe as hapësirat e tjera”, është shprehur presidenti Thaçi