Në mbështetje të së miturës nga Drenasi, e cila po raportohet se u abuzua seksualisht nga mësuesi i saj, më pas dhe nga polici hetues.
Me pankarta në duar “Bac, na nxijtën ftyrën”, “Rrezik, zonë e pedofilisë”, “Përdhunuesit në burg”, “Kush me na mbrojt prej policisë”, “Viktima e rradhës???”, “Shtet përdhunues”, “Duhesh me m’msu, jo me m’abuzu”, “Orari mësimor, ora e parë fizikë, e dyta përdhunim”, protestuesit kërkuan drejtësi për të miturën, raporton Indeksonline
Protestuesit kërkuan nga policët që të bashkohen në protestë, e cila po mbahet pikërisht duke kërkuar drejtësi për të miturën, e cila dyshohet se u përdhunua nga një polic i Kosovës.
“A duhet me ul kry e me pranu me jetu kështu? Ne duhet të bashkohemi kundër të keqes dhe ti tregojmë të gjitha grave e femrave se jemi me to, edhe kur shteti është kundër tyre duke u dhënë poste e dekorata kriminelëve”, ka thënë njëra nga protestueset.
Njëri nga të moshuarit që mori pjesë në protestë tha se Serbia ka dhunu femrat shqiptare gjatë luftës, e sot po dhunojnë policët, turp, e që ia kanë nxirë fytyrën vendit.
Një protestues tjetër tha se në këtë rast nuk është përdhunues vetëm mjeku, por të gjithë të përfshirët.
“Nuk është përdhunues vetëm mjeku, por të gjithë. me polic, mësues, mjek, me shtet. Ku guxon mjeku me e bo atë punë, me ia hek fëmijën, polici i vet e ka përdhunu, e ka përdhunu mësuesi i vet, nuk ka kërkund në botë kështu. Krim”, ka thënë njëri prej protestuesve të tjerë.
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/316908975622415/