Qendra për Demokraci dhe Zhvillim të Jugut të Sërbisë organizoi një tryezë me titull ”Dialogu mbi Kosovën dhe Jugun e Sërbisë”…
Në këtë takim ishin të ftuar kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi, kryetari i kuvendit z.Sami Salihu, kryetarët e partive politike, organizata joqeveritare dhe media.
Ky takim është mbajtur në Bujanoc, Medvegjë ku sot u realizua edhe në Preshevë ku përmes këtij takimi pjesëmarrësit patën mundësi ti shprehin mendimet e tyre.
Qëllimi i këtij projekti është që përfaqësuesit e jetës politike dhe ekonomike të të rinjëve dhe OJQ-ve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ti paraqesin pikëpamjet, nevojat, problemet dhe idet e tyre nga mjedisi në të cilin jetojnë.
Gjatë këtij debati të gjithë përfaqësuesit e partive politike paraqitën shqetësimin e tyre se një kohë të gjatë është biseduar për zgjidhjen e problemeve të shqipëtarëve me theks të veçant nostrifikimi i diplomave,tekstet mësimore se gjatë këtyre viteve qeveria në Beograd shumë herë premtonte se Beogradi është i gatshëm të zgjidh problemet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës por edhe pse jemi në vitin 2018 Sërbia po bënë parapërgaditjet për antarsimin e Sërbisë në Bashkësin Europian.
Ndërsa në anën tjetët shihet qartë që nuk ka interesim të rrisë përkujdesin për pakicën shqiptare në Sërbi por vazhdon diskriminimi i shqiptarëve në mos përfshirjen e institucioneve shtetërore në përputhshmëri me kushtetutën e Sërbisë.
Në fund të këtij debati të gjithë përfaqësuesit prezent u dakorduan se debate të tilla mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të tyre.
Takimet e këtij lloji janë realizuar në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë gjthashtu takimi i llojit të njejtë do të mbahet edhe në qytetin e Vranjës.