Sot, Partia për Veprim Demokratik – dega në Bujanoc, ka dorëzuar zyrtarisht listën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 2 qershorit! Lista përmban 41 kandidatë që përfaqësojnë çdo pjesë të komunitetit shqiptar të Komunës së Bujanocit, nën udhëheqjen e kryetarit të degës, Ragmi Mustafi. Kjo listë premton një qeverisje të qëndrueshme, duke përqendruar përpjekjet në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar, si dhe në përmirësimin e zhvillimit, pastërtisë dhe mirëqenies së banorëve të Komunës së Bujanocit!
Partia ka rrënjët e saj te PVD dhe përkrah një shumicë shqiptare të pashkëputur nga politikat përçarëse. PVD ofron një vizion të qartë për të ardhmen e Bujanocit dhe është e vendosur të vazhdojë betejën politike për interesat e shqiptarëve, përmes çdo instance dhe me çdo mjet të nevojshëm.