Ballina LAJME E FUNDIT Serbët i shkruajnë Putini të mos e pranojë marrëveshjen Serbi – Kosovë,...

Serbët i shkruajnë Putini të mos e pranojë marrëveshjen Serbi – Kosovë, Vuçiqit i kërcënohen me vrasje

417
0
SHPËRNDAJE

Deputeti i Kuvendit të Serbisë Slavisha Ristiq ia ka dërguar një letër kryetarit të Rusisë Vladimir Putinit

Deputeti i Kuvendit të Serbisë Slavisha Ristiq ia ka dërguar një letër kryetarit të Rusisë Vladimir Putinit në të cilën e ka kërcënuar kryetarin Serbisë Aleksandar Vuçiq se nëse përpiqet të arrijë paqen të e nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, do të përfundojë si ish –kryeministri serb Zoran Gjingjiq, i vrarë në Beograd në marsin e vitit 2003, transmeton Koha.net.

Ristiq, përcjell “novosti”, në letër ka përkujtuar se “në historinë e marrëdhënieve ruso-serbe, serbët udhëheqësve rusë u janë ankuar për armiqtë e shumtë të serbëve “, ndërsa ka shtuar ata tash për herë të parë janë të detyruar të ankohen për tradhtitë e autoriteteve serbe.

Ristiq pranon se “misioni i Putinit teka autoritetet aktuale të Beogradit është delikat, por megjithatë e ka ftuar që ai t’ua sqarojë atyre se kurrfarë eurointegrimesh nuk mund ta kompensojnë humbjen e territorit siç është Kosova dhe që, nëse arrihet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, Putin mos ta përkrahë atë zgjidhje.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com