Ballina LAJME E FUNDIT Serbia në alarm, këtë vit do të kenë më pak se 7...

Serbia në alarm, këtë vit do të kenë më pak se 7 milionë banorë!

370
0
SHPËRNDAJE

Statistikat e Institutit të Statistikave të Republikës tregojnë se Serbia do të ketë më pak se shtatë milionë banorë këtë vit për herë të parë.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, shifrat aktuale të popullsisë tregojnë se më 1 janar 2018, Serbia kishte 7,001,444 banorë.

Gjithsesi, po sipas këtyre të dhënave, përkatësisht rezultatet përfundimtare të numrit të banorëve për 2018 (30.06.2018) që do të publikohen në vitin 2019 do të jenë nën 7 milionë.

“Numri i vlerësuar i banorëve llogaritet duke shtuar rritjet në të dhënat e regjistrimit, si dallimi në mes të lindjeve dhe vdekjeve çdo vit”, thuhet në raport.

Ndërsa, po sipas mediave serbe, vetëm ndërmjet dy regjistrimeve, nga viti 2002 deri në vitin 2011, në Serbi ka 377,335 banorë më pak, që është më shumë se popullata e qytetit të Novi Sadit.

Sipas regjistrimit të vitit 2002, Serbia kishte 7.498.001 banorë, ndërsa nëntë vjet më vonë kishte 7.120.666 banorë.

Beogradi ishte midis dy regjistrimeve në “plus”, për shkak të rritjes mekanike, domethënë pasojë e imigrimit të popullsisë nga qytete të tjera.

Kryeqyteti serb kishte 62.997 banorë më shumë, ndërsa në Vojvodinë kishte rreth 115 mijë më pak. /Telegrafi/