Duket se nuk kanë të ndaluar tërmetet sot për territorin e Shqipërisë.
Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti ka goditur vendin, kësaj here me epiqendër rreth 9 kilometra larg qytetit të Shijakut.
Shkalla e tërmetit ka qenë 3.7 ballë dhe ka goditur vendin rreth orës 13:30.
Ky është tërmeti i tretë në rradhë pasi lëkundje janë ndjerë dhe rreth orës 13:20 me goditje deri në 4.3 të shkallës Rihter.
Një tjetër goditje është shënuar dhe në detin Adriatik, rreth 30 km larg Tiranës me një magnitudë prej 3.3 ballësh.
Seria e tërmeteve të kësaj shkalle vjen disa orë pas “shkundjes së madhe” prej 5.1 ballësh që përjetoi thuajse e gjithë Shqipëria. Ashtu siç ishte paralajmëruar nga sizmiologët, seritë e lëkundjeve kanë vijuar, pavarësisht se në kryeqytet nuk janë ndierë si lëkundjet e forta të mesditës./G