Ballina MËSHUM SHOWBIZ Si do të prezantohej Rita Ora në takimin e parë?

Si do të prezantohej Rita Ora në takimin e parë?

525
0
SHPËRNDAJE

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, sivjet do të jetë nikoqire e ceremonisë MTV EMA, që do të mbahet në Londër më 12 nëntor.

MTV EMA lajmin e bëri publik sot, ndërsa ka postuar edhe një video për përcjellësit në rrjetet sociale që të njihen nga afër me prezantuesen e ceremonisë së sivjetme, përmes një “takimi të shpejtë”.

“Unë jam kosovare. Nëse askush nuk e di se ku është, është në Evropën Lindore. Jam rritur në Londër”, nis ajo prezantimin në “takimin e shpejtë”.

Ajo ka folur edhe për tatuazhet e saj. Ka njoftuar se ka 26 dhe se e preferuara e saj është në dorën e djathtë, një lule të cilën e ka bërë qe dy vjet.

Rita ka treguar se urren njerëzit kur dalin në takim dhe përdorin telefona mobilë.

Në këtë “takim të shpejtë”, Rita është veshur në ngjyrë të zezë, por nga e merr inspirimin ajo?

“E kam nga prindërit e mi”, ishte përgjigja e Orës.

Në takim të parë, Rita ka treguar se do të preferonte të pinte verë.