Filipo Inzhaghi realizon sërish gol.
Edhe pse është tërhequr prej kohësh nga futbolli i luajtur dhe tashmë është trajneri i Venezias në Serinë B, këtë herë ish sulmuesi i Juventusit dhe Milanit ka shënuar në zemrën e Angela Robustit, modeles dhe ish pjesëmarrses në emisionin e famshëm italian “Uomini e Donne”.
Sipas mediave rozë në Itali Superpipo dhe 27-vjeçaria bjonde me origjinë nga Udine janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në stadiumin Bentegodi të Veronas, ku kanë shkëmbyer edhe disa përkëdhelje e puthje.
Gjithçka të bën të mendosh që Filipo Inzaghi dhe modelja Angela Robusti janë në një lidhje dashurie.