Ballina AKTUALE ‘Tirana dhe Prishtina të marrin mësim nga Beogradi për serbët jashtë Serbisë’

‘Tirana dhe Prishtina të marrin mësim nga Beogradi për serbët jashtë Serbisë’

900
0
SHPËRNDAJE

Situata aktuale ekonomike dhe politike, avionët e fundit luftarakë mbi vendbanimet shqiptare, dialogu i Brukselit dhe Presheva, këmbimi i territoreve Kosovë- Serbisë, statusi i ardhshëm i Luginës së Preshevës, në intervistën me kreun e Bujanocit, Shaip Kamberin, liderin më autoritativ sot në Luginë, marrë nga agjensia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Ditëve të funditka pasur një seri fluturimesh mbi Luginën e Preshevës me avionë luftarak. Mendoni se ishin shume ulët dhe të tepruar?

në fakt, fluturimet e avionëve ushtarak, në lartësi të ulta, vetëm pak ditë pas arrestimit të zyrtarit serb, Marko Gjuriç, në Kosovë, nuk ishin asgjë tjetër veç një demonstrim i forcës karshi shqiptarëve në Kosovë dhe Luginë të Preshevës, por edhe për të “qetësuar” shpirrtrat e trazuara serbë me atë ç’ka u ndodhi në Kosovë.

Cili është bashkëpunimi juaj me faktorin ndërkombëtar?

Ne kemi takime të rregullta me shumë përfaqësues diplomatikë, por, mjerisht, bashkësia ndërkombëtare e orientuar në prioritete tjera, kam përshtypjen se Luginën e Preshevës e ka lënë disi anash.

Po me Tiranën, çfarë rapotesh keni ju si kreu i Bujanoc?

Kemi kontakte dhe takime në nivel ministri, presim së shpejti realizimin e projekteve konkrete. Natyrisht që presim më shumë nga Tirana por dhe nga Prishtina për Luginën, ku kemi parasysh angazhimin e Boegradit për serbët jashtë Serbisë, qofte në Kosovë apo Republikën serbe. Sidoqoftë, Tirana e Prishtina duhet të marrin mësim nga Beogradi për serbët jashtë Serbisë.