Ballina AKTUALE Vdes Adem Demaçi

Vdes Adem Demaçi

899
0
SHPËRNDAJE

Veprimtari i shquar shqiptar, Adem Demaçi, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, në moshën 82 vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur nënkryetari i kuvendit të Kosovë Xhavit Haliti, gjatë seancës ku ishte duke u diskutuar për dialogun me Serbinë.

“Ka ndërruar jetë mësuesi jonë, njeriu që i dha 28 vjet të jetës së tij nëpër kazamatet serbe. Ai ka ndërruar jetë por vepra e tij do të lartësohet e të kujtohet për sa të ketë jetë”, ka thënë Haliti.

Ndërkaq, deputetët kanë mbajtur një minutë heshtje.

Seanca është ndërprerë për të vazhduar nesër./Telegrafi