Ballina AKTUALE Vjen paralajmërimi i ministrit serb, i cili u ndalua të hynte në...

Vjen paralajmërimi i ministrit serb, i cili u ndalua të hynte në Kosovë

674
0
SHPËRNDAJE

Ministri serb i Kulturës, Vladan Vukosavljeviq, i cilit sot u ndalua të hynte në territorin e Kosovës pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka deklaruar se kjo ngjarje nuk i kontribuon përmirësimit të gjendjes mes dy vendeve.

Në një prononcim të shkurtër pasi u ndalua të hynte në Kosovë, Vukosavljeviq tha:“Vendimi i Prishtinës nuk kontribuon në zgjidhjen e situatës së përgjithshme”

Pasi ua ndaluan hyrjen në Kosovë Marko Gjuriqit, Nikola Selakoviqit dhe ministrit Aleksandar Vulin, edhe Ministri i Kulturës së Serbisë, Vladan Vukosavljeviq nuk është lejuar të hyjë në territorin e Kosovës.

Sipas Tanjug, rreth orës 11:30, policia e Kosovës ndaloi kalimin e minsitrit Vukosavljeviq që të futet në kufirin në Jarinjë.
Vukosavljevic i cili është ministër i kulturës dhe informacionit ka thënë fakti që nuk i është lejuar të hyjë në Kosovë për ti vizituar manastiret është një gaf dhe lëshim i madh që nuk i kontribuon situatës së përgjithshëme.