Këshilli komunal i komunës së Preshëvës mbajti mbledhjen e parë pas seancës konstituive…
Këshilli komunal i komunës së Preshëvës mbajti mbledhjen e parë pas seancës konstituive, mbledhje kjo e mbajtur sot në kabinetin e kryetarit z.Arifi ku në këtë mbledhje në rend të ditës ishin të parapara 5 pika.
Njëra ndër pikat kryesore të kësaj mbledhje ishte edhe plani aksional për avancimin e migrantëve në komunë të Preshevës për periudhën 2017-2021.
Plani aksional i shumë përfoli dhe pika kryesore gjatë fushatës parazgjedhore për të sulmuar sot u shtjellua si pikë kryesore në mbledhjen e mbajtur me këshillin komual me që rast edhe u shfuqizuar duke i përmendur edhe 3 pikat kryesore për shfuqizimin e këtij plani.
Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje u vendos edhe për hapjen e konkursit për zv.kryeshef dhe afati për konkurs është i hapur për 15 ditë, kështu tha z. Arifi në prononcimin e dhënë për media.
Kjo ishte mbledhja e parë e këshillit komunal e mbajtur pas zgjedhjes si kryetar komune Shqiprim Arifi.