Ballina AKTUALE Vuçiq: Jam i bindur që paga mesatare në Serbi do të jetë...

Vuçiq: Jam i bindur që paga mesatare në Serbi do të jetë 900 Euro

617
0
SHPËRNDAJE

Nëse ruajmë paqen dhe stabilitetin, unë jam plotësisht i bindur që pagat në Serbi do të jenë 900 euro deri në vitin 2025 dhe se ekonomia serbe do të rritet më shpejt në Evropë deri atëherë, thotë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai shprehet se beson në një rezultat të tillë sepse, thekson ai, në dy vitet e kaluara, Serbia ishte në pesë vendet e para në Evropë për sa i përket rritjes ekonomike.