Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Kosova ka shanse të mëdha për t’u bërë anëtare e INTERPOL-it.
Por, ai ka theksuar se Serbia do ta kundërshtojë deri në momentet e fundit që kjo të bëhet realitet.
‘’Kanë shanse të mëdha, shanset e tyre janë të mëdha, të gjithë punojnë për ta, amerikanët, gjermanët, francezët, ne jemi të vegjël, i kemi disa miq dhe i lusim të na ndihmojnë’’, deklaroi Vuçiq gjatë ushtrimeve të sotme ushtarake në poligonin Pester, transmeton lajmi.net.
Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it mbahet më 20 nëntor në Dubai ku pritet të konsiderohet kërkesa e Kosovës që të bëhet anëtare e organizatës ndërkombëtare të policisë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dje kishte njoftuar se mori mbështetje nga kancelarja gjermane Angela Merkel për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. /Lajmi.net/