Ballina LAJME E FUNDIT Zidane: “Nuk do të bëjmë korridor nderi për Barcelonën”

Zidane: “Nuk do të bëjmë korridor nderi për Barcelonën”

312
0
SHPËRNDAJE

Zinedine Zidane deklaroi para mediave se nëse Barcelona fiton titullin kampion në Spanjë një javë përpara “El Clasicos” kundër Realit, madrilenët nuk do të rreshtohen për të bërë “korridorin” në nder të kundërshtarit.

“El Clasico” e dytë për këtë sezon do të luhet dy xhiro para fundit të kampionatit dhe me këtë ritëm siç po shkon Barcelona, mund të shpallet kampion nga ndeshja në ndeshje, shkruan Gazeta Express.

Pikërisht për këtë, është fol se Reali duhet t’ia bëjë “korridorin e nderit” Barcelonës, për ta nderuar për titullin e fituar.

Por, Zinedine Zidane thotë se këtë nuk e bëri Barcelona për Realin dhe as Reali nuk do ta bëjë për Barcelonë.

“E kam vendosur dhe nuk ka vend fare për debat: nuk do të bëjmë korridor nderi. Nuk e kuptoj pse duhet korridori. Barcelona e para e prishi këtë traditë”, u shpreh Zizu.

“Nuk do t’ia bëjmë Barcelonës korridorin e nderit. Nuk dua të flasim më për këtë”, u përgjigj më tej Zidane.