Ballina AKTUALE Përfaqësues të OSBE-së takime në Bujanoc edhe për arsimin shqip

Përfaqësues të OSBE-së takime në Bujanoc edhe për arsimin shqip

1707
0
SHPËRNDAJE

Ambasdori i OSBE-së në Serbi Andrea Orizio së bashku me komesarin e lartë për pakica kombëtare në OSBE, Lamberto Zanier gjatë vizitës që bëri në komunën e Bujanocit, takuan edhe studentët e fakultetit ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc.

Gjatë diskutimeve me studentët ata folën për shumëgjuhësinë dhe cilësinë e edukimit si mjet për avancim personal dhe professional, shkruan Titulli.com.

“Kemi folur me përfaqësuesit e studentëve dhe nga ata kam dëgjuar inciativa shumë të mira”, tha Lamberto Zanier.

Ata u shprehën se OSBE ka investuar në mësimin e gjuhës serbe për studentët shqiptar dhe mësimin e gjuhës shqipe për studentët serb me qëllim që të ndërtojnë të ardhme të përbashkët në territorin e komunës së Bujanocit dhe përreth.

Duke folur për rëndësinë e edukimit Andrea Orizio tha se akademia ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërive evropiane, raporton Titulli.com.

“Toleranca dhe sundimi i ligjit janë ndoshta ndër më të rëndësishmet për të ardhmen e Serbisë dhe rajonit”, tha mes tjerash Orizio.

Përfaqësues të OSBE-së dhe shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizio morën pjesë edhe në takim me palët e interesuara për funksionimin e fakultetit ekonomik në Bujanoc si dhe  zhvilluan biseda për tekstet për shkollat shqipe me ministrinë e arsimit, shkencës dhe zhvillimit të teknologjisë së Serbisë, Mladen Sharceviq./Titulli.com/