Ballina LAJME E FUNDIT BOTË Ambasada amerikane: Votimi i demarkacionit konfirmon vendin e Kosovës në Evropë

Ambasada amerikane: Votimi i demarkacionit konfirmon vendin e Kosovës në Evropë

432
0
SHPËRNDAJE

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një deklarata për media ka thënë se ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi është një arritje e rëndësishme që e konfirmon vendin e Kosovës në Evropë.

Ambasada amerikane përmes kësaj deklarata uron popullin e Kosovës, ndërsa thekson se tani Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës duhet të kthejnë vëmendjen e tyre te çështjet tjera nga agjenda e prioriteteve që do ta shtyjnë Kosovën përpara drejt sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe aspiratave euro-atlantike.