Ballina AKTUALE Analizë/Koha e bashkimit të shqiptarëve në Maqedoninë Veriut

Analizë/Koha e bashkimit të shqiptarëve në Maqedoninë Veriut

774
0
SHPËRNDAJE

Unifikimi i partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës ka treguar se sa e rëndësishme është që komunitetet shqiptare në vendet fqinje të qëndrojnë së bashku për të përfaqësuar interesat e tyre. Ndarja midis shumë partive nuk u ka sjellë asgjë shqiptarëve në Luginën e Preshevës, as në Maqedoninë Veriore apo Malin e Zi.

Ministri i Jashtëm shqiptar Gent Cakaj ka luajtur një rol të rëndësishëm në bashkimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, një rol udhëheqës që ai ka treguar në përmbushje të kushtetutës së Shqipërisë që i jep Shqipërisë detyrimin për t’u kujdesur për shqiptarët jashtë vendit.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës do të përballen me autoritarizmin e Aleksander Vuçiqit i cili nuk ka një të rekord të mirë për të drejtat e tyre. Ata mbesin pakica më e diskriminuar në Evropë dhe tani si një zë i bashkuar në politikën serbe, ata janë në gjendje të shtyejn përpara kauzen e tyre.

E njëjta situatë e shqiptarëve që nuk përfaqësohen siç duhet është në Maqedoninë Veriore, ku disa parti politike garojnë të ndara në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të vendit.

Ndarja e komunitetit shqiptar në disa parti politike ka ulur pjesëmarrjen e tyre politike dhe përfaqësimin e duhur në Parlament dhe Qeveri.

Më shumë se 10 vende në Parlamentin e Maqedonisë Veriore humbasin nga shqiptarët për faktin se ata nuk janë të bashkuar si një grup politik. Kështu, tani ka disa tendenca që disa shqiptarë të anëtarësohen në partitë politike maqedonase ose të krijojnë parti të reja politike nga Kosova, që do t’i përçanin edhe më shumë shqiptarët.

Ka ardhur koha që shqiptarët të garojnë të bashkuar në Maqedoninë Veriore dhe Prishtina dhe Tirana të fillojnë të njëjtin proces si në Luginën e Preshevës për t’i unifikuar ata.

Kjo do të mundësonte që në të ardhmen një shqiptar të bëhet Kryeministër ose President i Maqedonisë Veriore, por pa unifikim dhe me ndarjen e thellë që ata kanë tani kjo është e pamundur. E vetmja palë që përfiton nga kjo situatë janë partitë politike maqedonase.

Koha është që shqiptarët të kujdesen më shumë për interesat e tyre kombëtarë dhe t’i japin fund ndarjes së thellë në vendet ku ata jetojnë si pakicë