Ballina AKTUALE Hoti deklarohet për zgjedhjet e Serbisë që u zhvilluan në Kosovë, për...

Hoti deklarohet për zgjedhjet e Serbisë që u zhvilluan në Kosovë, për listën e Luginës dhe situatën me COVID-19

779
0
SHPËRNDAJE
????????????????????????????????????

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është deklaruar para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se OSBE pati kërkesë që të jenë 140 pika grumbulluese për t’u zhvilluar zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.

Tutje Hoti shtoi se ka takuar përfaqësuesit e Luginës së Preshevës të cilët në këto zgjedhje garuan së bashku, por që ai deklaroi se nuk bën postime në Facebook lidhur me këtë.

“Për hir të së vërtetës këto zgjedhje organizohen në Kosovë nga OSBE-ja, ata kërkuan të kenë këtë herë 140 pika grumbulluese, nuk janë lejuar.Unë i kam lejuar të njëjta aranzhime që patën institucionet e Kosovës nga 2012 e këtej, nën menaxhimin e OSBE-së.Kjo kërkesë sepse OSBE nuk i merr përsipër organizimin e këtyre pikave pa miratimin e institucioneve të Kosovës, e kërkesa ka qenë në qeverinë paraprake dy javë më parë e as s’është miratuar as refuzuar. Por zgjedhjet në Luginë dhe vendet që kanë fituar përfaqësuesit atje është mirë se këtë herë kanë garuar me listë të përbashkët, i kam takuar ata në zyrën time dhe nuk bëj as postime në Facebok apo diçka, u kam thënë se kanë mbështetjen e përbashkët. E tani jemi duke punuar për mbledhje të përbashkët me Shqipërinë, ku do të ketë marrëveshje për të ndihmuar shqiptarët në Luginë”, tha Hoti, shkruan Indeksonline.

Hoti njëashtu tha se sa i përket menaxhimit të situatës me COVID-19, janë duke ndjekur strikt propozimet që bëhen nga Organizatat e Shëndetësisë dhe Komisioni Evropian.

“Me gjitha masat që po marrim për lehtësimin e ekonomisë. S’do të lejojë asnjëherë që vendimet e tilla të bëhen politike, dhe u ftoj të mos shfrytëzohen qëndrimet tona politike për situatën e pandemisë, për të fajësuar qeverinë tani apo të kaluarën”, tha ai./Indeksonline/